Radovan Karaxhiç, i akuzuari serbo-boshnjak për krime lufte po kërkon kompensim financiar nga autoritetet serbe nën arsyen se ata e kanë rrëmbyer kur e arrestuan vitin e kaluar.
Karaxhiç, në një kërkesë dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, thoshte se autoritetet serbe e kishin shpallur arrestimin e tij me 21 korrik, tre ditë pasi ai ishte ndaluar në të vërtetë, dhe e kishin nxjerrë para një gjykatësi vetëm me 22 korrik.
Karaxhiç, udhëheqësi serb i Bosnjës gjatë konfliktit të viteve '90 në Bosnjë Hercegovinë, pret të gjykohet për 11 akuza gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit. Shumica e këtyre akuzave kanë të bëjnë me rolin e tij në rrethimin 44-mujor të Sarajevës, ku u vranë mijëra veta.//lk