Lidhje

Kosovë: Konfirmohet rasti i parë i infektimit me virusin H1N1


Autoritetet në Kosovë, konfirmuan sot rastin e parë të infektimit me virusin A H1N1 i njohur si gripi i derrave.

Ministria e shëndetësisë bëri të ditur se një fëmijë 9 vjeçar i cili pak ditë më parë kishte shkuar në Kosovë për pushime është i infektuar me këtë virus. Familja e tij jeton në Londër.

Zyrtarët thanë se i infektuari është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa aktualisht po kryhen analizat për të parë nëse edhe anëtarët tjerë të familjes janë infektuar me këtë virus.

Javën që lamë pas, autoritetet thanë se janë identifikuar tri raste të dyshuara dhe analizat laboratorike të kryera nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë dëshmuar praninë e virusit në një rast.

Autoritetet thanë sonte se nuk ka asnjë arsye për panik në mesin e popullsisë dhe aktualisht janë marrë të gjitha masat për përballjen me këtë sëmundje. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tash për tash vendi ka një rezervë prej rreth 14 mijë vaksinash të tipit Tamiflu dhe janë porositur edhe të tjera.

Ky është rasti i parë i identifikimit të pranisë së virusit A H1N1 në Kosovë.

XS
SM
MD
LG