Por sot pasdite u paraqit një ankesë edhe nga Partia demokratike. Komisioni Qendror vendosi që t'i bashkojë kërkesat e PS dhe PD dhe t'i shqyrtojë ato njëkohësisht. Socialistët kërkojnë numërimin e votave në 9 qendra votimi.
Nga këto, dy në të vërtetë janë numëruar, por anëtarët e komisionit të zonës nuk ranë dakort për firmosjen e procesverbalit. Ndërkohë që mosmarrëveshje ka edhe për 7 kutitë e tjera, nëse janë të rregullta apo jo. Çështja e votave në qarkun e Fierit është kthyer në epiqendër të debateve politike. Sipas rezultatit aktual mandatet në qarkun e Fierit janë 8 për partinë socialiste, 7 për koalicionin e udhëhequr nga partia demokratike dhe 1 për Lëvizjen socialiste për integrim. Por socialistët pretendojnë se atyre u është mohuar mandati për deputetin e 9-të. Madje ata e kanë lidhur këtë cështje me njohjen ose jo të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Mbrëmë kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në emisionin Opinion në televizionin Klan u shpreh se kutitë e Fierit do të numërohen dhe se askujt nuk do t'i mohohet vota.//kk//