Lidhje

Përgatitje për varrimin e të  vrarëve në masakrën e Srebrenicës


Një autokolonë që transportonte eshtrat e më shumë se 500 viktimave të vrara në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ka shkuar në Bosnjë Hercegovinën lindore për varrimin e tyre.

Masa njerëzish u mblodhën për të nderuar kujtimin e viktimave sot ndërsa autokolona kalonte nëpër qytetin e Sarajevës. Eshtrat e të vrarëve do të varrosen të shtunën në Memorialin Potoçari jashtë Srebrenicës.

Më 11 korrik 1995 forcat serbe morrën nën kontroll enklavën e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara të Srebrenicës dhe më pas ekzekutuan 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Deri tani 3 mijë trupa të gjetur në varre masive janë identifikuar nëpërmjet analizave të DNA-së. Më i riu mes këtyre viktimave ishte 14 vjeç dhe më i moshuari 75 vjeç. //iç//

XS
SM
MD
LG