Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, tha sot se
KQZ po punon me saktësi dhe transparencë për të përfunduar procesin
zgjedhor. Zoti Ristani tha se përgjegjësinë për shkeljet dhe problemet
gjatë zgjedhjeve duhet ta mbajnë vetë partitë politike, që i sollën
komisionerët në ditën e fundit dhe ata moren vetëm një trajnim minimal
për Kodin e ri Zgjedhor.