Lidhje

140 të vdekur nga trazirat në rajonin Xinjang


Zyrtarët kinezë thonë se numri i të vdekurve në rajonin autonom Xinjiang ka arritur në 140 vetë. Përleshjet po zhvillohen mes popullsisë ujgure dhe policisë.

Zyrtarët akuzuan Kongresin Botëror të Ujgurëve për nxitjen e trazirave, ku që nga dita e djeshme, veç të vrarëve, ka patur edhe 800 të plagosur. Ky grup udhëhiqet nga Rabija Kadir, një biznesmene ujgure, e cila është burgosur për disa vjet nga autoritetet kineze dhe që tani jeton në SHBA.

Grupe në mërgim mohojnë përfshirjen në trazira. Ata thonë se protestat shpërthyen për shkak të shqetësimit të ujgurëve nga kontrolli i tepëruar i autoriteteve kineze ndaj mundësive ekonomike, kulturës dhe fesë së tyre. Ujgurët janë kryesisht myslimanë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha sot se Kina duhet t'i zgjidhë në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut të gjitha mosmarrëveshjet. Ai i bëri thirrje qeverisë kineze të mbrojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vet.//rd//

XS
SM
MD
LG