Lidhje

Udhëheqësit e Kosovës, të bindur për liberalizimin e vizave me BE-në


Udhëheqësit politikë të Kosovës shprehën sot bindjen se vendi së shpejti mund të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian dhe qytetarët e vendit nuk kanë arsye të kërkojnë dokumente udhëtimi të Serbisë. Komentet pasuan njoftimet se Komisioni Evropian ka vendosur që asnjë qytetar i Kosovës, nuk do të mund të shfrytëzojë pasaportat biometrike të Serbisë për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia pritet të përfitojnë nga ky proces duke filluar nga janari i vitit 2010, ndërsa Kosova ende mbetet jashtë tij, meqë pavarësia e saj nuk është njohur nga 5 vende të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG