Lidhje

Shqipëri: Ende pa rezultate zyrtare për zgjedhjet parlamentare


Në Shqipëri, Partia Demokratike në pushtet shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Zëdhënësja e partisë, Majlinda Bregu tha se demokratët do të kenë 71 vende në Parlamentin me 140 vende.

Por zëdhënësi i Partisë Socialiste në opozitë, Ditmir Bushati e hodhi poshtë deklaratën e PD-së dhe i akuzoi demokratët se po i manipulojnë zgjedhjet. Por më parë, Kryeministri Sali Berisha tha se këto akuza janë absurde.

Kur kanë mbetur ende 1,5 për qind të votave pa u numëruar, demokratët kanë 46 për qind të votave, socialistët 45 për qind dhe LSI rreth 5 për qind. Zgjedhjet e së dielës shihen si një provë e rëndësishme për Shqipërinë, tani anëtare e NATO-s, dhe përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në BE.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë në një deklaratë paraprake, se zgjedhjet e së dielës shënuan një përmirësim nga 6 votime të tjera që pas rënies së komunizimit në fillim të viteve ’90, por shtuan se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për plotësimin e standarteve demokratike. //bsa//

XS
SM
MD
LG