Lidhje

Një ish komandant i serbëve të Bosnjes dënohet me 25 vjet burg


Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar një ish komandant të serbëve të Bosnjës me 25 vjet burg për urdhërimin e bombardimit të një qyteti verior gjatë konfliktit në Ballkan në vitet 1990.

Gjykata e Krimeve të Luftës të Bosnje Hercegovinës shpalli zotin Novak Djukiç fajtor për krime kundër civilëve, pasi ai kishte urdhëruar njësitin e tij në Malin Ozren që të bombardonte në maj të vitit 1995 qytetin kryesisht mysliman të Tuzlës.

OKB-ja e ka deklaruar Tuzlën strehë për myslimanët.

Sulmi shkaktoi vrasjen e 71 vetëve dhe plagosjen e rreth 150 vetëve.

Pas konfliktit, zotit Djukiv iu dha grada e gjeneralit. Ai mori postin e shefit të Shtabit të ushtrisë serbe të Bosnjes para se të dilte në pension në vitin 2005. (ze)

XS
SM
MD
LG