Shefi i ri i Gjykatës për Krime Lufte të OKB-së ndodhet në Kroaci, ndalesa e parë e një turi pesë ditor në ish Jugosllavi.
Patrik Robinson u takua me zvkryeministren Jadranka Kosor, gjatë udhëtimit të parë në rajon që kur mori postin vitin e kaluar. Agjencia kroate e lajmeve, Hina, tha se zonja Kosor ripohoi vendosmërinë e Zagrebit për bashkëpunim me Gjykatën.
Zoti Robinson do të shkojë në Bosnje Hercegovinë të dielën dhe më pas do të shkojë në Slloveni.
Sipas një deklarate të Gjykatës, zoti Robinson do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues lokalë dhe shoqata të viktimave. Muajt e ardhshëm ai pritet të vizitojë Serbinë.
Javën e kaluar, zoti Robinson foli para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të theksuar rëndësinë që shefi i ushtrisë së serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç dhe ish udhëheqësi serb i Kroacisë, Goran Haxhiç të dalin para drejtësisë. (ze)