Lidhje

15 të vrarë, 70 të plagosur nga shpërthimi në Pakistan


Autoritetet pakistaneze po vazhdojnë kërkimet për viktima në rënojat e hotelit luksoz në Peshavar, ku nga një shpërthim vetvrasës humbën jetën të katën 15 vetë.

70 vetë të tjerë u plagosën kur sulmuesit aktivizuan një kamion-bombë jashtë Hotelit Pearl Continental në kryeqytetin e provincës veriperëndimore të Pakistanit.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurimit të hotelit, që u publikuan sot, tregojnë një kamion që i afrohet portës së hotelit, të shtënat nga kaminoi i mbushur me eksploziv që kalon portën e kontrollit. Një pjesë e hotelit u shkatërrua nga shpërthimi.

Kombet e Bashkuara bënë të ditur se të paktën dy nga anëtarët e personelit të tyre kanë humbur jetën. Njëri është identifikuar si shtetas serb që punonte për agjencinë e OKB-së për refugjatët, dhe një tjetër filipinas që punonte për UNICEF-in.//iç//

XS
SM
MD
LG