Lidhje

Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës


Kongresmeni amerikan Eliot Engel po zhvillon një vizitë në Shqipëri, i shoqëruar nga një grup shqiptaro-amerikanësh.

Pasi pa nga afër punimet qe po kryhen për ndërtimin e rrugës së re qe do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, kongresmeni është ndalur edhe në qytetin e Shkodrës.

Ai përshëndeti pranimin e Kosoves në Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe vetë ai po punojnë për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës.

Zoti Engel tha se mbështet zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Serbia, tha ai, duhet të largohet nga politika diskriminuese e së kaluarës dhe të shikojë drejt së ardhmes pasi Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur. Shtetet e Bashkuara, tha kongresmeni Engel, kanë bërë përpjekje të shumta që edhe vende të tjera të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai vlerësoi edhe përpjekjet e diplomacisë shqiptare në këtë aspekt.

Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, biznesmeni Harry Bajraktari, i cili tha se Shqipëria ka shumë dallim nga viti 2005 dhe ka ecur përpara në zhvillimin ekonomik. Ai tha se po shikon mundësinë për të investuar në disa projekte në Shqipëri.

Zoti Bajraktari, i cili ka tashmë investime në Kosovë, u bëri thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë në Perëndim që të vijnë dhe të investojnë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG