Lidhje

Kolumbi: Shënohet rasti i parë me virusin H1N1


Kolumbia thotë se ka konfirmuar rastin e parë të virusit H1N1.

Ministri për Mbrojtjen Sociale Diego Palacio tha sot se pacienti i prekur ndodhet në shtëpinë e tij në gjendje të mirë. Rezultati i testit u konfirmua në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Palacio tha se pacienti në fjalë ishte kthyer nga Meksika kohët e fundit. Ndërkohë dje, autoritetet meksikane thanë se virusi shkaktoi vdekjen e tre vetëve të tjerë, duke e çuar në 19 numrin e të vdekurve, ndërsa 454 vetë janë infektuar nga ky lloj gripi.

Shtetet e Bashkuara është vendi i vetëm përveç Meksikës ku virusi H1N1 ka shkaktuar vdekje. Ndërkohë drejtori në detyrë i Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve tha sot se ka shenja pozitive që virusi H1N1 nuk është shumë më i rrezikshëm sesa një virus tipik i gripit të stinës. //mm//

XS
SM
MD
LG