Lidhje

Pheniani urdhëron vëzhguesit të largohen nga vendi


Koreja e Veriut i ka urdhëruar vëzhguesit ndërkombëtarë në objektin e vet kryesor bërthamor, të largohen nga vendi, pas kërcënimeve se do të riaktivizojzë një reaktor për pasurimin e plutoniumit.

Agjencia Bërthamore e OKB-së sot lëshoi një deklaratë, ku thuhej se Koreja e Veriut i ka kërkuar insepktorëve të vet t'i heqin vulat e izolimit nga pajisjet në objektin e Jongbjonit dhe të largohen nga vendi pa humbur kohë. Agjencia japoneze e lajmeve Kiodo citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se nga Pheniani janë larguar edhe vëzhguesit amerikanë. Sot, në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të publikuar nga Agjencia Koreane e Lajmeve thuhej se Pheniani ka në plan ta rifillojë programin bërthamor dhe të largohet nga bisedimet 6-palëshe.

Deklarata ishte reagim ndaj një deklarate të Këshilllit të Sigurimit të OKB-së, që e dënoi hedhjen e raketës me rreze të gjatë veprimi, e cila fluturoi mbi Japoni në fillim të muajit. Vendet që marrin pjesë në diskutimet 6-palëshe reaguan ndaj deklaratës së Pheninit, duke i bërë thirrje të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Në Washington, Shtëpia e Bardhë tha se Koreja e Veriut duhet t'i çmontojë nën vëzhgimin e inspektorëve ndërkombëtarë objektet bërthamore, në se do të rifitojë besimin e komunitetit ndërkombëtar.//rd//

XS
SM
MD
LG