Një vetvrasës aktivizoi lëndën shpërthyese në një kamion pranë një stacioni policor në veri të Irakut, duke vrarë pesë ushtarë amerikanë dhe dy policë irakianë.
Shpërthimi i sotëm është humbja më e madhe për ushtrinë amerikanë në Irak gjatë muajve të fundit.
Ushtria tha se ka ndaluar dy persona të dyshuar për përfshirje në sulmin e Mosulit.
Agjencia Associated Press citoi shefin e operacioneve amerikane në Mosul të ketë thënës e objektiv ishte baza e policisë kombëtare irakiane, dhe jo patrulla amerikane që u ndodh aty në kohën e sulmit.
Dhuma vahzon të jetë e zakonshme në Mosul ndërsa ekstremistët po shfrytëzojnë ndarjet mes grupeve eknike dhe fetare.
Forcat amerikane do të tërhiqen nga qytetet irakiane deri në fund të qershorit.//rd//