Persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar sot në mëngjes degën e Bankës Pro Credit në qendër të Shkupit, kanë qëlluar me armë arkën e bankës dhe kanë detyruar punonjësit ta hapin atë.
Sulmuesit kanë
grabitur 50 mijë Euro, bëjnë të ditur zyrtarë të bankës.
Gjatë këtij akti sulmuesit kanë hapur zjarr kundër një partulle te policise dhe njoftohet për dy policë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Edhe një grua është plagosur lehtë nga një plumb që goditi një autobus me të cilin udhëtonin të paktën 20 vetë.
Autoritetet e policisë kane
thënë se sulmuesit ishin të veshur me uniforma të policisë. Sipas
burimeve policore, automjetet e sulmuesve janë gjetur rrugës për në
pikëkalimin kufitar të Bllacës, në veri të Shkupit. //ad//