Lidhje

Sekretarja Klinton bën thirrje për më shumë mbështetje për romët


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, thotë se është e interesuar në çuarjen përpara dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës rome, që përbëjnë edhe pakicën më të madhe në Europë.

Duke folur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, zonja Klinton tha se qeveritë e botës kanë një përgjegjësi të veçantë për të siguruar që pakicat, përfshirë pakicën rome, të përfitojnë mundësi arsimi dhe punësimi. Ajo tha se pakica rome ka një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore.

Ndërkohë, ministri i brendshëm sllovak, Robert Kalinak, ka urdhëruar dënimin e oficerëve të policisë që u filmuan duke abuzuar me 6 djem të pakicës rome të cilët dyshohej se kishin marrë pjesë në një grabitje muajin e kaluar.

Ndërsa një raport nga organizata "Amnesty Internationa" akuzon zyrtarë serbë se këta të fundit nuk respektuan detyrimet e tyre mbi të drejtat e njeriut kur prishën një kamp romësh në zonën e quajtur Beogradi i Ri javën e kaluar. Gjatë këtij incidenti 250 vetë u lanë në mes të rrugës, përfshirë fëmijë dhe pleq. //ek

XS
SM
MD
LG