Industria amerikane e prodhimit të automobilëve po përgatitet për një falimentim të mundshëm.
Sipas njoftimeve të shtypit, firma General Motors po përshpejton përgatitjet për t'iu nënshtruar rregullave të falimentimit, proces pas të cilit pritet që ajo të ndahet në dy kompani.
Sipas burimeve të brendshme, kompania e parë do të përbëhet nga modelet më të suksesshme të GM-it, ndërsa njësitë e tjera, me më pak fitim do të përfshihen në një firmë të dytë.
Në fillim të javës, drejtori ekzekutiv i GM-it, Friz Henderson tha se ndonëse ai preferonte ristrukturimin e kompanisë me ndihmën e qeverisë, në se puna do të shkonte në falimentin, ai dëshironte që ky proces të kryhej sa më shpejt.
Analistët janë të shqetësuar se falimentimi i mundshëm i firmës GM mund të pasohet nga falimentime të tjera në degë e sektorë që janë të lidhur me të. //bsa//