Kohët e fundit, një komision i qeverisë amerikane mbi shëndetit doli me disa udhëzime lidhur me terapinë me aspirinë si mënyrë për pakësimin e sëmundjeve në zemër dhe goditjeve në tru. Në raportin e këtij komisioni thuhet se aspirina pakëson dukshëm rrezikun e goditjeve në zemër tek burrat dhe të goditjeve në tru tek gratë e moshës së mesme. Ekspertët thonë se edhe shumë të moshuar mbi 65 vjeç duhet të marrin çdo ditë dozë të ulët aspirine nëse nuk janë në rrezik të lartë për hemoragji të brendshme.
Në raportin e komisioni qeveritar mbi shëndetin theksohen këshillat mbi terapinë me aspirinë për burra e gra të moshës së mesme. Gjatë shqyrtimit të shumë rasteve, ekspertët vunë re se marrja e një aspirine në ditë është e këshillueshme për burrat mbi 45 vjeç dhe për gratë mbi 55 vjeç, duke patur parasysh se rreziku për sëmundje kardiovaskulare është më i lartë sesa rreziku për hemoragji të brendëshme, një pasojë anësore e rrallë, por me komplikacione të rënda e trajtimit me aspirinë.
Studimet tregojnë se marrja e përditëshme e aspirinës pakëson goditjet në zemër tek burrat dhe goditjet në tru tek gratë me faktorë të rrezikshëm për sëmundje të zemrës, siç janë mosha e vjetër, diabetet dhe nivelet e larta të kolesterinës ose të presionit të gjakut.
Por sipas të dhënave qeveritare, terapia me aspirinë përdoret nga vetëm 16 përqind e të rriturve me faktorë të shumëfishtë rreziku për sëmundje në zemër.
Në raportin e komisionit qeveritar mbi shëndetin nuk trajtohet një nga çështjet kryesore se cila është doza më e përshtatëshme e aspirinës për të parandaluar goditjet në zemër ose në tru. Shumë ekspertë besojnë se doza më ideale, është doza e aspirinës që u jepet foshnjeve,. Kjo sasi aspirine, thonë ekspertët, është e efektshme kundër sëmundjeve të zemrës dhe me rrezik të ulët për hemoragji të brendshme.
Gratë e moshuara kryejnë mamograme të përvitëshme për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analizë, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t’u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji.
Krahas mamografive të përvitëshme, disa mjekë po rekomandojnë që gratë pas periudhës së menopauuzës të kryejnë një analizë të re, jo për të parë nëse kanë kancer në gji, por për të përcaktuar gjasat për zhvillim e këtij kanceri në në të ardhmen.
Shkencëtarët e qëndrës kërkimore Pacific në Kaliforni thonë se duke shqyrtuar disa karakteristika personale mjekët mund të përcaktojnë se cilat gra mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri, por fakti që mjekët nuk u thonë pacienteve në mënyrë rutinë se cilët janë këta faktorë ndoshta shton gjasat e tyre e për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Për shembull, gratë e moshuara, ato me gjoks të ngjeshur dhe ato që kanë një histori familjare të kancerit të gjirit, që të gjitha këto kanë gjasa më të mëdha për t’u prekur nga kanceri në gji. Por lindja e fëmijëve e pakëson rrezikun e një gruaje për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Shkencëtarët thonë se nëse mjekët i mbledhin dhe i peshojnë me kujdes këta faktorë, parashikimi se cilat gra janë me rrezik të lartë për t’u prekur nga kancerit në gji, është i mundshëm.
Shkencëtarët thonë se mjekët gjithashtu duhet t’i diskutojnë me pacientet e tyre se çfarë gjasash kanë ose nuk kanë për t'u prekur nga kanceri në gji, sepse në këtë mënyrë ato gra që janë në rrezik të lartë mund të vendosin të marrin masa a të kërkojnë ndihmë.
Mundësi të tjera për pakësimin rrezikut të prekjes nga kanceri në gji janë ulja e peshës trupore, pakësimi i pijeve alkoholike dhe marrja e barnave për kontrollin e hormoneve.
Mosha dhe historia janë të lidhura. Sa më të moshuar që janë njerëzit aq më shumë kujtime kanë. Dhe krejt papritur kjo histori-kujtesë zhduket, gjithashtu për shkak të moshës e shpesh si pasojë e sëmundjes, Alcajmerit. Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara po zbatohet një projekt për ruajtjen e kujtesës së amerikanëve të moshuar, para se të jetë vonë.
Çdo javë, Xhak Albertini viziton nënën e tij 88 vjeçare. Por sot, kjo vizitë është ndryshe. Ai ka ardhur për të intervistuar nënën e tij, Meri. Për 40 minuta, Xhak pyet e dëgjon me vemendje duke regjistruar historinë e jetës së saj. Ai përpiqet të shpëtojë kujtimet që kanë filluar të shuhen si pasojë e Alcajmerit.
“Më trego rreth vendit ku ke jetuar kur ishe e re,? Çfarë mban mend nga ajo kohë?”, pyet Xhaku. “Banonim në një fermë” thotë Meri, “Në shtëpinë e gjyshit, i cili blente e shiste kuaj. Kishim edhe një grup muzikor me orkestër. E blemë të gjithë së bashku. Ndonjëherë, shkonim edhe në takime, si të rinj që ishim”.
Xhaku thotë se tani di rreth jetës së saj më shumë sesa përpara fillimit të këtij projekti. Nisma kundër humbjes së kujtimeve ka përfshirë mbarë Amerikën. Teknikë të specializuar me aparate për regjistrimin e zërit janë gjithmonë në gadishmëri ofrojnë ndihmpën e tyre pa pagesë. Në fund të çdo interviste, familjeve u jepet një kompakt disk ku është regjistruar biseda. Një kopje e këtij disku skedohet e arkivohet në Bibliotekën e Kongresit ku çdo njëri mund ta dëgjojë. Milton Haber tregon rreth lojës së bejsbollit që ai kishte luajtur 70 vjet më parë. 82 vjeçarja Xho An Çu tregon periudhën kur ra në dashuri me Bobin, tani bashkëshorti i saj.Gjatë intervistave, çdo familje vendos vetë rreth pyetjeve që do të bëjë dhe çfarë kërkon të mësojë.
Lexo dhe komento; http://astritlulushi.wordpress.com/