Në Kosovë, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, vlerësohet si ngjarje me rëndësi për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Evropës Juglindore.
Ndërsa në Beograd, zyrtarët thanë se Serbia mbetet vendi me marrëdhëniet më të këqija me NATO-n, që sipas tyre janë ndërlikuar edhe për faktin që Aleanca po stërvit Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila kundërshtohet nga Beogradi, sikurse edhe pavarësia e saj.//lk