Japonia dislokoi sot tre destrojerë me raketa të telekomanduara me urdhrin për të goditur mbetjet e mundshme nga një raketë koreano-veriore, të cilat mund të hyjnë në hapësirën ajrore japoneze.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara, Japonia, dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord që çdo hedhje rakete nga ana e Koresë së Veriut do të dërgohet si çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Të tre vendet kanë thënë se prova e planifikuar e raketës bie ndesh me rezolutat e OKB-së. Nga ana e saj, Koreja e Veriut thotë se do të lëshojë një satelit komunikimi mes datave 4 dhe 8 prill.
Tokioja dislokoi dy anije luftarake në Detin e Japonisë i cili ndan Japoninë me Korenë e Veriut. Anijet kanë sisteme radarësh dhe armatimi "Aegis", në gjendje të godasin raketat e armikut.
Një tjetër sistem anti-raketor japonez është dislokuar në Paqësor, aty ku pritet që raketa e Koresë së Veriut të bjerë në Tokë.
Edhe marina amerikane po dërgon anije me fuqi anti-raketore në ujrat rreth Japonisë. //ek