Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve që kanë personel në Misionin e Kombeve të Bashkuara t’i tërheqin ata nga Kosova, duke i ndihmuar kështu shuarjes së këtij misioni.
Ndërkaq, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thonë se UNMIK-u duhet të vazhdojë punën në Kosovë, por edhe nëse shuhet ky mision Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit duhet të mbetet në fuqi dhe të zbatohet.//lk