Kancelarja gjermane Angela Merkel mbështeti thirrjet për riorganizimin e aparateve të sigurimit të NATO-s dhe për të ndërtuar lidhje më të ngushta të aleancës me Rusinë.
Zonja Merkel i tha parlamentit gjerman sot se NATO-ja duhet t'u përshtatet sfidave të reja të terrorismit dhe sigurisë së energjisë. Ajo tha se aleanca perendimore kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë bazuar në besimin e ndërsjellë dhe i bëri thirrje Moskës t'u përgjigjet propozimeve të presidentit amerikan, Barak Obama.
Kancelarja mbrojti gjithashtu pjesëmarrjen e Gjermanisë në misionet ushtarake të NATO-s në Afganistan që vazhdojnë të kundërshtohen në vend. Ajo tha se veprimet ushtarake duhet të vazhdojë bashkë me përpjekjet për të ndërtuar institucionet demokratike në Afganistan.
Këto komente zonja Merkel i bëri përpara takimit të nivelit të lartë të NATO-s javën e ardhshme me rastin e 60 vjetorit të aleancës.
Udhëheqësja gjermane do të takohet me presidentin rus, Dmitri Medvedev në
Berlin të martën. //ad//