Lidhje

Shqipëri: Polemika për çështjen e kartave të identitetit


Në Shqipëri, pozita dhe opozita vazhdojnë të shkëmbejnë akuza lidhur me kartat e identitetit. Opozita thotë se procesi i pajisjes së qytetarëve me kartat po ecën mjaft ngadalë dhe se pengesat në organizim po bëjnë që njerëzit të hasin në vështirësi në marrjen e kartave të reja. Zyrtarët ndërkaq e quajnë normale ecurinë e shpërndarjes së kartave. Por megjithë debatet mes pozitës e opozitës, në Tiranë, qytetarët po ankohen për radhët e gjata që u duhet të mbajnë për të marrë kartat e identitetit.

Në disa qendra të kryeqytetit, ka aktualisht radhë qytetarësh, si ne zyrat e aplikimit për karta, ashtu edhe ne zyrat e tjera ku ato shperndahen. Në pikat e shpërndarjes janë mbledhur sasi të mëdha kartash identiteti, nga procesi jo i lehtë i ndarjes së tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG