Lidhje

BE-ja shton fondet për të luftuar krizën ekonomike



Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakort të kërkojnë dyfishimin e burimeve të huave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në 500 miliardë dollarë për të luftuar krizën ekonomike globale.

Duke njoftuar vendimin në përfundim të takimit dyditor në Bruksel, zyrtarët e BE-së thanë se ranë dakort të kërkojnë në takimin e 20-shes muajin e ardhshëm në Londër të mirahet kjo rritje. Ata premtuar gjithashtu të japin të paktën 101 miliardë hua të reja për fondin. Në çështje të tjera, udhëheqësit ranë dakort gjithashtu të dyfishojnë fondet për të ndihmuar anëtarët lindorë të bllokut si Hungarinë, Latvian dhe Rumaninë për të përballuar krizën ekonomike.

Udhëheqësit e BE-së shqyrtuan gjithashtu një plan të ri partneriteti për forcimin e lidhjeve me gjashtë ish republikat sovjetike.

XS
SM
MD
LG