Lidhje

SHBA: Ligjvënësit duan të rishikohet strategjia për Afganistanin


Një grup ligjvënësish amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit Barak Obama duke i kërkuar atij të rishqyrtojë vendimin për të dërguar trupa shtesë në Afganistan.

Në letrën e dërguar dje, 14 ligjvënësit thanë se objektivat e përfshirjes ushtarake amerikane në Afganistan mbeten të paqarta.

Sipas tyre shtimi i trupave mund ta rrezikojë akoma më shumë sigurinë amerikane dhe shtuan se do të ishte më mirë që Amerika të ndihmonte në pavarësimin e Afganistanit.

Ligjvënësit shprehën shqetësimin se çdo gjë që do të shihej si arritje ushtarake në Afganistan mund të krijojë presion për rritjen e aktiviteteve ushtarake në Pakistanin fqinj, çka sipas tyre do të shtonte destabilizimin e rajonit. //ek

XS
SM
MD
LG