Lidhje

EULEX liron një shqiptar të dënuar me 40 vjet heqje lirie


Gjykatës të Misionit të Kombeve të Bashkuara për sigurinë dhe drejtësinë në Kosovë, liruan nga burgu një shqiptar i dënuar më herët nën akuzat për një sulm ndaj një autobusi me udhëtarë serbë.

Florim Ejupi, 30 vjeçar ishte dënuar në qershor të vitit 2008 me 40 vjet heqje lirie, pasi një gjykatë e UNMIK-ut e kishte shpallur fajtor për shpërthimin e shkurtit të vitit 2001 në një autobus me udhëtarë serbë në afërsi të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u kushtoi jetën 11 vetave.

Gjykatësit kanë pohuar se nuk ka prova të mjaftueshme kundër Florim Ejupit, i cili ishte arrestuar pak pas ngjarjes se vitit 2001 bashke me tre persona të tjerë të cilët qenë liruar po ashtu për mungesë provash. Ky ishte gjykimi i parë i apelit i drejtuar nga gjykatës të EULEX-it që veprojnë në kuadër të Gjykatës së lartë të Kosovës.

Mbi 1 mijë e 500 prokurorë, gjykatës e policë të Bashkimit Evropian janë vendosur në kuadër të Misionit të EULEX-it për të mbikëqyrur dhe mbështetur shtetin ligjor në Kosovë. //iç//

XS
SM
MD
LG