Kujt nuk do t’i pëlqente që të mos paguante më për karburant? Padyshim të gjithëve...e pikërisht për të mundësuar një gjë të tillë në të ardhmen shumë shkencëtarë dhe inxhinierë i kanë përqendruar fuqitë e tyre për të ndërtuar makinën e së ardhmes. Avancimet teknologjike kanë mundësuar ndërtimin e disa makinave prototipe që furnizohen me energji diellore dhe e konservojnë atë në bateri gjigande për ta përdorur si burim në kushtet pa diell. Kolegu Kastriot Haxhiaj na sjell hollësi për punën e një grupi studentësh nga universiteti i Miçiganit, fitues të garës Amerikano-Veriore me makina diellore.
Duket si UFO, por në vend që të fluturojë në qiell, ecën në tokë. Bëhet fjalë për makinën e gjeneratës tjetër të automjeteve me energji diellore. Megjithëse ekspertët thonë se makina të tilla nuk do të jenë gati për tregun për disa dhjetra vite, puna e të apasionuarve pas teknologjisë sa vjen e shtohet.
Kur je në rrugë...të kap një ndienjë kënaqësie. Edhe gjatë natës makina ushqehet nga dielli falë gjenialitetit të studentëve të universitetit të Miçiganit. Më tërhoqi ideja dhe jam pushtuar nga projekti. Rreth dyqind studentë morën pjesë në ndërtimin e makinës për të marrë pjesë në garat Ameriakno-Veriore të makinave diellore. Ne kemi studentë nga shkolla e biznesit, artit, ekonomisë apo fusha të tjera.
Ndërtimi dhe dizenjoja e makinës na mori disa mijëra orë punë. Por makina duhet të ketë një fuqi prej 1000 vatësh, sa një tharëse flokësh. Duhet të kapë shpejtësinë e autostradës dhe të përshkojë mbi 4000 kilometra.
Gara u zhvillua nga qyteti Austin i Teksasit deri në Kalgari në Kanada. Është tejet ngushtë këtu. Nuk ka lukse si ajër të kondicionuar dhe lodhesh shumë në këtë pozicion. Pas katër orësh në rrugë ecën me vështirësi kur del nga makina. Makina me gjatësi mbi 5 metra dhe gjerësi 2 metra peshon rreth 225 kilogram. Është e ndërtuar nga fibër karboni dhe është mbuluar nga mijëra kristale solare që thithin energjinë diellore.
Kristalet janë njëlloj si ato që përdor NASA në hapsirë. Janë tejet efikase por shumë të kushtueshme. Qarku solar kushton rreth 200 mijë dollarë. 18 grupe konkuruan në autostradat dhe rrugët lokale. Në një qytet rrugët ishin mbyllur si rezultat i një parade kështu që në vend që të prisnim u bashkuam me paradën.
Të shoqëruar nga studentë të inxhinierisë dhe shkencës, konkuruesit ishin të përgatitur për gjithçka. Kaluam kufirin kanadez si çdo makinë tjetër. Kaluam përmes doganës. Pas dhjetë ditësh në garë...temperatura në kabinë arrin ndërmjet 48 dhe 54 gradë celsius. Grupi nga Miçigani e përfundoi garën 10 orë para të tjerëve.
Është emocionuese të shikosh të lëvizë me kaq shpejtësi në autostrada, këtë që ke ndërtuar. Dhe e gjithë kjo falë karikuesit të fuqishëm të baterisë që është prodhuar ndonjëherë.