Lidhje

EULEX fillon sot procesin e parë gjyqësor në Mitrovicën veriore


Misioni i Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë në Kosovë planifikon që sot të fillojë procesin e parë gjyqësor në veriun e Mitrovicës, ku gjykatat nuk funksionojnë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Tash për tash është e paqartë se si do të veprojnë gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it, për shkak të kundërshtimeve të ashpra të përfaqësuesve serbë ndaj zbatimit të ligjeve dhe përdorimit të vulave të Republikës së Kosovës.

Zyrtarët vendas të drejtësisë thonë se EULEX-i mund dhe duhet të zbatojë vetëm ligjet e Kosovës.//lk

XS
SM
MD
LG