Sekretari amerikan i Mbrojtjes Gates, tha se administrata Obama vështirë se mund të ndryshojë afatet e tërheqjes së trupave nga Iraku.
Gates tha sot se presidenti Obama ka fuqinë për të modifikuar planin, por mundësia për ndryshime domethënëse “duket e largët”.
Presidenti Obama tha të premten se SHBA do të tërheqin forcat luftuese nga Iraku deri në gusht të vitit 2010, duke lënë atje një forcë rezidente deri në 50 mijë trupa. Sipas një marrëveshjeje mes Irakut dhe Shteteve të Bashkuara, të gjitha trupat duhet të tërhiqen brenda vitit 2011.
Duke folur në një intervistë televizive, Gates tha se afati kohor i caktuar nga z.Obama ishte produkt i dialogut mes zyrtarëve ushtarakë amerikanë.
Oficeri më i lartë i ushtrisë amerikane, admirali Mike
Mullen, tha sot se ai e mbështet fuqishëm vendimin e z.Obama për tërheqjen e
trupave. Ai tha në një intervistë televizive se vendimi i Presidentit për këtë
çështje ishte i plotë dhe i peshuar mirë. //mm//