Lidhje

Pakistani mbron lirimin e shkencëtarit bërthamor


Pakistani po mbron vendimin për lirimin e shkencëtarit bërthamor Abdul Kadir Khan i cili ka pranuar se ka shitur sekrete bërthamore, megjithë kritikat e Sheteve të Bashkuara.

Ministri i jashtëm pakistanez tha sot se Abdul Kadir Khan nuk përbën kërcënim pasi rrjeti i tij nuk ekziston më, ndërsa janë vendosur kontrolle për të siguruar që informacionet sekrete nuk do të dalin më.

Zyrtarët amerikanë e quajtën për të ardhur keq dhe gabim lirimin e zotit Khan dhe kanë kërkuar nga pala pakistaneze siguri që ai nuk do të përbëjë më rrezik.

Zoti Khan konsiderohet si babai i bombës bërthamore të Pakistanit dhe ka pranuar pranuar se i ka dhënë sekrete bërthamore Libisë, Iranit dhe Koresë së Veriut në vitin 2004.

Gjykata e Lartë e Pakistanit e liroi 72 vjeçarin dje, pas pesë vjetësh në arrest shtëpie. Sipas Gjykatës, zoti Khan do të vazhdojë të mbahet nën kontroll.

Bashkëshortja e tij i tha agjencisë Asoshiejtid Press se vizitorët e shtëpisë së tyre vazhdojnë t’i kalojnë kontrollit të sigurisë dhe se lëvizjet e zotit Khan kufizohen vetëm në kryeqytet. //ek//

XS
SM
MD
LG