Lidhje

Autoritetet e Kosovës gati me kundërmasa tregtare ndaj Serbisë


Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se së shpejti do dalin me një vendim për masat që do të ndërmarrin ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës që hyjnë në Kosovë. Veprimet e institucioneve të Kosovës vijnë dy muaj pas embargos që këto dy vende u kanë vënë prodhimeve me vulën e Kosovës. Ekspertët shprehin mendime të ndryshme lidhur me veprimet që qeveria e Prishtinës duhet të ndërmarrë në raport me veprimet e vendeve fqinje.

XS
SM
MD
LG