Lidhje

Vazhdojnë dëshmitë rreth çështjes Medof


Ish-menaxheri i financave, Harry Marcopulos që u përpoq të paralajmëronte zyrtarët për atë që mund të jetë mashtrimi më i madh financiar në historinë e Shteteve të Bashkuara, thotë se sistemi rregullator i vendit ka nevojë për një reformim të plotë.

Zoti Marcopulos tha sot në një seancë në kongres se i kishte kontaktuar rregullatorët disa herë gjatë një periudhe nëntë vjeçare lidhur me financierin Bernard Medof, por pa rezultat.

Zoti Medof drejtonte një firmë investimesh, që zyrtarët thonë tani se ishte skemë piramidale dhe që mund t’u ketë kushtuar investitorëve 50 miliardë dollarësh.

Zoti Markopulos thotë se filloi të kishte dyshime pasi një epror i kishte kërkuar që të arrinte të njëjtat rezultate si zoti Medof. Ai kishte analizuar investimet e zotit Medof dhe kishte arritur në përfundimin se ishte e pamundur për këdo të realizonte fitime kaq të mëdha nga interesat. //mm

XS
SM
MD
LG