Lidhje

Obama: Senati të miratojë paketën stimuluese



Presidenti Barak Obama po u bën thirrje ligjvënësve të veprojnë për të paketën ekonomike me të njejtën ndjenjë urgjence që ndjejnë shumica e amerikanëve sot.

Zoti Obama u bëri thirrje senatorëve të miratojnë paketën e stimujve ekonomikë, duke premtuar se plani do t’i japë mundësi qeverisë të nxisë ekonominë sa më shpejt dhe me zgjuarsi.

Senati amerikan filloi votimin sot, kur Presidenti Obama filloi një seri intervistash me stacionet kryesore televizive për të promovuar paketën prej rreth 900 miliardë dollarësh.

Versioni i paketës së çuar në Senat është kritikuar edhe nga vetë anëtarë të partisë së tij si dhe të opozitës republikane.

Ligjvënësit demokratë thanë se kërkojnë që paketa të ndihmojë më shumë pronarët në vështirësi të shtëpive, ndërsa republikanët argumentojnë se ka nevojë për më shumë shkurtime taksash për të inkurajuar shpenzimet.

Demokratët kanë rënë dakort tashmë të heqin dy programe të debatueshme – 400 milionë dollarë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe 75 milionë dollarë për fushata kundër duhanit. //rd//

XS
SM
MD
LG