Lidhje

SHBA: Tërhiqet Deshëll - i emëruar si Sekretar i Shëndetësisë


Kandidati i Presidentit amerikan Barak Obama për postin e Sekretarit të Shëndetësisë Tom Deshëll tërhoqi kandidaturën lidhur me pikëpyetjet e ngritura për vonesën në pagimin e një pjese të taksave me vlerë prej mëse 120 mijë dollarësh.

Zoti Deshëll tha se nuk donte të bëhej shkak që çështja e tij të largonte vemendjen nga programi i zotit Obama.

Presidenti tha se e pranoi tërheqjen e zotit Deshëll me keqardhje. Më pas, në intervistat me rrjetet CNN dhe ABC, zoti Obama tha se "gaboi keqazi" me emërimin e zotit Deshëll dhe se nuk donte të dërgonte mesazhin se ekzistojnë standarde të ndryshme për njerëzit e fuqishëm nga ato për qytetarët e thjeshtë.

Dje paradite edhe emëruara e zotit Obama si zyrtarja kryesore për çështjet e performancës, Nenci Killifer, u tërhoq për shkak se nuk kishte paguar disa taksa personale.

Të hënën, ish-udhëheqësi i demokratëve në Senat, Deshëll i dërgoi një letër Komisionit të enatit për Financat për ato që i cilësonte si gabime pa dashje në lidhje me taksat. Deshëll tha se ndjente turp dhe zhgënjim për gabimet. //rd//

XS
SM
MD
LG