Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë të vendit që të mos ndërhyjnë në procesin e ngritjes së kësaj force. Komentet e tij pasuan vështirësitë e shfaqura për shkak të pakënaqësive që ka nxitur mbetja jashtë kësaj force të një numri të madh të pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse, shpërbërja e të cilave i ka vendin krijimit të Forcës së Sigurisë.//lk