Lidhje

Beogradi, thirrje serbëve të Kosovës të mos marrin pjesë në FSK


Zyrtarë të Beogradit u kanë bërë thirrje serbëve në Kosovë, që të mos përfshihen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ata paralajmëruan edhe KFOR-in, se mbështetja e Forcës së Sigurisë, mund të dëmtojë marrëdhëniet e forcave paqeruajtëse me pjesëtarët e komunitetit serb. Zyrtarët në Prishtinë, ndërkaq po u bëjnë thirrje serbëve të bëhen pjesë e kësaj force, që do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë të armatosur lehtë.//lk

XS
SM
MD
LG