Andrea Renders e cila kryeson Institutin e Arteve në Çikago thotë se Mishel Obama do të sjellë një epokë të re në stilin amerikan.
“Stili i saj sjell diçka të re. Ajo
është e re dhe moderne. Ajo është shumë praktike në mënyrën si vishet dhe do të
sjellë një vizion të ri amerikan në këtë aspekt” - thotë ajo
Shumë thonë se ajo është si Xheki Kenedi kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1961. Por ndryshe nga zonja Kenedi, Mishel Obama thuhet se është më popullore në stilin e saj të modës, duke blerë më shpesh nga stilistët më pak të kushtueshëm ku mund të blejnë të gjithë.
“Ajo është një grua moderne që ka stil
dhe moderim në të njëjtën kohë. Mendoj se ka shije shumë të mirë. Ajo di t’i
vlerësojë veshjet e cilësisë së lartë, por nuk duket se shpenzon shumë në
përgjithësi për to.” - thotë ajo
Dhe me sa duket, gratë amerikane po i kushtojnë vëmendje veshjes së saj.Kur zonja Obama doli në kanalin televiziv ABC e veshur me një fustan 148 dollarësh nga një dyqan i zakonshëm, brenda 24 orësh fustanet e tjera si ai ishin shitur të gjithë.
Kërkesa për informacione rreth zonjës Obama është aq e lartë sa është krijuar një faqe interneti Mrs.O.org që i kushtohet zgjedhjeve të modës së Mishel Obamës.
Parashikuesit
e modës thonë se stili i zonjës së parë do të jetë stil që do të imitohet mjaft
në vitin 2009. //mm//