Guvernatori i Ilinoit Rod Blagojeviç, i cili këmbëngul se është i pafajshëm, thotë se nuk do të marrë pjesë në procesin gjyqësor për shkarkimin e tij nga detyra, sepse sipas tij, ai është i padrejtë.
Ai tha dje se Senati i shtetit të Illinoit po shkel Kushtetutën, sepse nuk e lejon të sjellë dëshmitarët që ai do për ta mbrojtur atë siç duhet.
Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Illinoit ka votuar tashmë për shkarkimin e tij nga detyra, për abuzime të mëdha me pushtetin.
Guvernatori akuzohet nga qeveria federale për korrupsion, përfshi edhe përpjekjet për ta shitur vendin e Senatit të mbetur bosh pas fitores në zgjedhje të Presiodentit Obama.
Blagojeviç mohon të ketë bërë gjë kundër ligjit dhe thotë se ai ka ndeshur kundërshtimin e madh të ligjvënësve për përpjekjet e tij për përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe luftën kundër rritjes së taksave.
Po dje, avokati kryesor i zotit Blagojevië tha se po jepte dorëeqjen nga çështja kriminale e zotit Bllagojevië. Sepse klienti i tij nuk dëgjonte këshillat e tij.//ap.