Lidhje

Zhvillohet Parada e Inaugurimit në Bulevardin Pensilvania


Një numër i madh njerëzish u rreshtua para Bulevardit Pensilvania në Uashington për të ndjekur paradën për nder të presidentit të ri amerikan, Barak Obama.

Presidenti Obama dhe zonja e parë Mishel Obama udhëtuan në ballë të paradës në një limuzinë nën masa të forta sigurie. Çifti doli nga makina dy herë dhe eci në këmbë duke përshëndetur publikun që brohoriste me tone të larta. Prapa tyre ishte edhe nënpresidenti Xho Bajden dhe gruaja e tij Xhill.

Më pas zoti Obama dhe familja e tij panë vazhdimin e paradës nga një stendë e ndërtuar para Shtëpisë së Bardhë, nën shoqërinë e nënpresidentit dhe zyrtarëve të tjerë.

Komiteti i Inaugurimit Presidencial njoftoi se më shumë se 13 mijë vetë ishin të pranishëm në paradë ku merrnin pjesë grupe muzikore, kërcimtarë dhe kadetë ushtarakë. //ii

XS
SM
MD
LG