Në Kosovë opozita ka vazhduar të kundërshtojë ashpër vendimin e presidentit të vendit, që zgjedhjet e reja të përgjithshme të mbahen në vitin 2011. Qeveria e vendit, ndërkaq vlerëson se ky vendim është në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe planin e kryenegociatorit ndërkombëtar Marti Ahtisaari. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, është zotuar për respektimin e këtij plani duke përfshirë edhe parashikimet për bisedime për çështjet e interesit të përbashkët ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.