Lidhje

Trupat dhe tanket izraelite hyjnë më thellë në Rripin e Gazës


Trupat dhe tanket izraelite hynë sot më thellë në Gazë ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun përgatitet të shkojë në Lindjen e Mesme në përpjekje për një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Sot në orët e para të mëngjesit avionët izraelitë hodhën bomba dhe pati shkëmbime zjarri ndërkohë që Izraeli përpiqet të ndalë sulmet me raketa të miliantëve palestinezë kundër territorit të tij. Më shumë se 900 palestinezë dhe të paktën 13 izraelitë kanë humbur jetën në luftime.

Zoti Ban niset sot për një vizitë në Lindjen e Mesme gjatë së cilës do të ndalet në Izrael, Bregun Perëndimor, Jordani, Turqi, Siri, Liban dhe Kuvajt. Ai tha se do t’i bëjë thirrje të dyja palëve të pranojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit që kërkon armëpushim të menjëhershëm.

Këshilli i Sigurimit e miratoi rezolutën javën e kaluar. As Izraeli dhe as Hamasi, nuk e kanë përfillur rezolutën. //ii

XS
SM
MD
LG