Kryeministri grek Kostas Karamanlis shkarkoi 9 ministra kryesorë të kabinetit, një riorganizim që synon të frenojë rënien e popullaritetit të partisë së tij Demokracia e Re.
Kryeministri zëvendësoi ministrin e financave, Xhorxh Alogoskufis me njërin prej zëvendësve të tij, Ianis Papathanasiu. Zotit Alogoskufis i njihet merita se ruajti rritjen ekonomike të vendit në kushtet e rënies ekonomike globale. Ai është kritikuar nga ana tjetër për kufizime në shpenzimet buxhetore të cilat nuk janë pritur mirë.
Zoti Karamanlis mbajti të pandryshuar disa poste të tjera kyçe si ato të ministrit të mbrojtjes dhe të jashtëm. Ai mbajti gjithashtu në post ministrin e brendshëm Prokopis Pavlopulos, megjithë kritikat ndaj ministrisë së tij lidhur me trazirat e fundit në vend.
Njoftimi i sotëm bëhet
një vit pas rizgjedhjes së zotit Karamanlis me një shumicë fare të vogël në
parlament. Por popullariteti i tij ka rënë javët e fundit për shkak të
ekonomisë dhe trazirave masive. //iç//