Republika çeke që merr të enjten kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian do
të përballet me krizën ekonomike, bllokimin e traktatit të organizatës dhe
tensionet në rritje me Rusinë lidhur me furnizimin me energji.
Gjashtë muajt e fundit Franca kishte kryesinë e radhës së BE-së. Republika Çeke bëhet vendi i dytë ish-komunist që merr drejtimin e organizatës me 27 anëtarë. Sllovenia e kishte presidencën gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Republika Çeke është anëtarja e fundit e Bashkimit Evropian që do të votojë për traktatin e bllokuar të organizatës, që ka për synim reformën në vendim-marrjen e BE-së. Ratifikimi i dokumentit ka ngecur që kur votuesit irlandezë e hodhën poshtë kartën me një referendumin në qershor. Ligjvënësit çekë nuk e kanë vendosur ende datën për votim, ndërsa Irlanda do të mbajë një referendum të dytë në vitin 2009.Presidenti konservator Vaclav Klaus, e ka kritikuar vazhdimisht politikën e Bashkimit Evropian dhe thotë se nuk do të pranojë të vërë flamurin e BE-së mbi Kështjellën e Pragës.//kk//