Lidhje

Mbreti i Belgjikës kërkon të formohet qeveria e re


Mbreti Albert i Belgjikës i kërkoi Kryetarit të Parlamentit Herman Van Rompui të formojë një qeveri të re dhe të zgjidhë problemet ekonomike të vendit.

Zoti Van Rompui është kristian-demokrat i përkatësisë flamane. Ekspertët thotë se ai do të ndeshet me një sfidë të madhe pasi Belgjika ndodhet përballë kërcënimit të recesionit. Zoti Van Rompui do të përballet edhe me tensionet mes pjesës veriore që flet hollandisht dhe pjesës jugore frëngjisht-folëse, që kërcënojnë të përçajnë vendin.

Kryetari i parlamentit do të zëvendësojë kryeministrin Iv Leterme, qeveria e të cilit u shpërbë afro 2 javë më parë, kur Gjykata e Lartë deklaroi se qeveria ishte përpjekur të ndikonte në vendimet e Gjykatës lidhur me përpjekjet për të shpëtuar bankën Fortis. //rd//

XS
SM
MD
LG