Lidhje

Portret i mbretëreshës së muzikës soul, Aretha Franklin


Ju njohim në këtë rubrikë me një artiste amerikane me famë botërore. Ajo njihet si mbretëresha e muzikës Soul, dhe për ata që e ndjekin dhe e pëlqejnë këtë muzikë besojmë se s’ka dyshim që flasim për Aretha Franklin, fituese e 21 çmimeve Grammy, e cila ka pasur 45 këngë në krye të klasifikimit të këngëve më të mira dhe është e para grua që u përfshi në listën e të mëdhenjve të rock n’ rollit të njohur si Rock and Roll Hall of Fame. Megjithë këto arritje, ata që e njohin Arethën thonë se s’ka njeri më të thjeshtë dhe më komunikues se ajo.

Aretha Louise Franklin e filloi karrierën muzikore në moshë fare të re. Ajo lindi në vitin 1942 në Memfis të shtetit Tenesi, dhe e kaloi fëmijërinë e Detroit një qendër e muzikës blues dhe R & B në veri të Shteteve të Bashkuara që ka krijuar traditën e tij muzikore të njohur si Motown. Aretha u rrit duke dëgjuar muzikë gospel në kishën ku predikonte i ati. Ajo filloi edhe vetë të këndonte dhe në moshën 16 vjeçare kishte regjistruar albumin e parë.

Gjatë karrierës së saj thuajse 50 vjeçare ajo ka kompozuar dhe interpretuar qindra këngë të suksesshme duke tërhequr miliona simpatizantë në të gjithë globin. Por kënda që do të mbajë më së shumti vulën e saj është Respect.

Në vargjet e këngës, protagonisja kërkon respekt nga të tjerët. Vetë Arethës nuk i ka munguar kurrë respekti i dashamirësve të muzikës. Aretha jeton në Michigan dhe kur nuk është në turne apo koncerte, ajo tregon se preferon ta kalojë kohën duke gatuar e duke bërë punë normale në shtëpi.

Siç tregon ajo, gjithmonë i ka pëlqyer ta balancojë jetën e artistes me jetën e një gruaje të thjeshtë duke u kujdesur për 4 djemtë e saj, tashmë burra, të cilët edhe vetë punojnë në industrinë muzikore. Save me, Sweep me Aretha shprehet se do të donte të punonte tani më shumë në kinematografi. Ajo ka luajtur në komedinë muzikore të vitit 1980, Blues Brothers, përkrah John Belushit.

Aktualisht ajo po përgatitet të interpretojë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ardhshëm Barak Obama, dhe më pas ka në plan të fillojë regjistrimin e një albumi të ri. Mbretëresha e muzikës soul tregon se ka në plan të vazhdojë interpretimin edhe për shumë kohë:

"As që diskutohet. Unë identifikohem me muzikën. E kam përqafuar këtë jetë për sa kohë të mundem."

//ad//

XS
SM
MD
LG