Lidhje

Karolajn Kenedi, vajza e ish-presidentit Kenedi, thyen heshtjen


Pas disa javë heshtjeje lidhur me thëniet se do të kandidojë për postin e Senatores së Nju Jorkut, Karolajn Kenedi, vajza ish-presidentit Xhon Kenedi foli para publikut në një intervistë për televizionin ABC-News.

Ajo tha se pas një jete të mbyllur familjare, larg syrit të publikut, ndjen detyrimin t'i përgjigjet thirrjes së të atit më tepër se 4 dekada më parë, për t'i shërbyer vendit.

Karoline Kenedi tha se dy ngjarje e shtynë të marrë këtë vendim, kur i kërkoi dy javë më parë guvernatorit të Nju Jorkut, David Paterson, që të shqyrtonte kandidaturën e saj për postin e senatores Hillari Clinton. Ato ishin sulmet e 11 shtatorit dhe puna e saj me fushatën e presidenciale të presidentit të zgjedhur Barak Obama.

51-vjeçarja Kenedi citoi kujtimin e të atit në marrjen e vendimit për të shërbyer përkrah xhaxhait të saj, senatorit të Masachusetsit, Eduard Kenedi.

Ajo tha se si Kenedi, ndjen obligimin të punojë dyfishin e të tjerëve në se merr postin. Kur e pyetën për kritikat e disa politikanëve të tjerë me karrierë disa-vjeçare, se ndjen veten se i takon vendi i senatores ngaqë i përket një prej familjeve më të famshme në politikën amerikane, dinastisë Kenedi, ajo tha se askujt nuk i takon asgjë, duke përfshirë edhe atë vetë. //ii

XS
SM
MD
LG