Presidenti i zgjedhur Barak Obama do të bëjë
betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara me Biblën që përdori Abraham
Lincolni kur bëri betimin e tij më tepër se 1 shekull më parë. Bibla e Lincolnit ndodhet në koleksionin e Bibliotekës së Kongresit dhe iu presantua media këtë javë.
"Ideja
e qeverisë së popullit, nga populli dhe për popullin nuk është shuar nga kjo
botë…”
Natën e zgjedhjeve, presidenti i zgjedhur Barack Obama lexoi këtë thënie nga
fjalimi i famshëm i Getisburgut i Presidentit
Abraham Lincoln.
Por referencat e tij për Linkolnin nuk mbetën vetëm me këtë thënie.
Kjo Bible që Presidenti Lincoln përdori për inaugurimin e tij, do të përdoret
tani nga zoti Obama kur ai të bëjë betimin për në Shtëpinë e Bardhë në muajin
janar.
Presidenti Lincoln njihet për misionin që ndërmori për heqjen e skllavërisë në
mesin e shekullit të 19.
Bibla e Lincolnit është pjesë e
koleksionit të librave të rrallë në Bibliotekën e Kongresit në Washington.
Clark Evans është shef i njërit prej seksioneve.
"Ka një lidhje të dukshme mes Linkolnit, emancipuesit të madh dhe faktit
që presidenti i parë afrikano-amerikan do të përdorë për betimin Biblën që u
përdor nga Linkolni".
Bibla u ble posaçërisht për betimin e Linkolnit në vitin 1861 nga një sekretar
i Gjykatës së Lartë amerikane. Vula e gjykatës tregon se kjo është pikërisht
ajo bibël historike. Zoti Evans thotë se zakonisht Bibla nuk nxirret për ta
parë publiku me përjashtim të rasteve si ky.
"Një nga bukuritë e kësaj koincidence është se vetëm pak javë pas
inaugurimit do të jetë 200 vjetori i
lindjes së Abraham Lincolnit".
Komisioni i Inaugurimit presidencial thotë se zoti Obama do të jetë presidenti
i parë që bën betimin me këtë Bibël që prej 150 vjetësh kur ajo u përdor nga
Linkolni. //iç//