Lidhje

Obama zotohet ta bëjë shkencën përparësi të administratës


Presidenti i zgjedhur Barak Obama u zotua se do ta bëjë shkencën përparësi të administratës së tij, pasi bëri të njohur ekipin e tij për shkencën dhe teknologjinë. Ai tha se do t’i kthejë Amerikës vendin udhëheqës në botë në këtë fushë.

Zoti Obama tha sot në fjalimin e përjavshëm në radio se ka emëruar John Holdren, Harold Varmus dhe Erik Lander si drejtues të Këshillit të Presidentit për Shkencën dhe Teknologjinë.
Zoti Obama tha se zoti Holdren është një fizikan i njohur për punën e tij në fushën e klimës dhe energjisë.

Ai tha se zoti Varmus është nobelist për studimet e tij për kancerin, ndërsa zoti Lander ka qenë një nga nismëtarët e hartimit të gjenomit njerëzor, një zbulim që Presidenti i zgjedhur e përshkroi si një nga arritjet më të mëdha në shkencës.

Ndërsa për të drejtuar Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, zoti Obama emëroi Jane Lubchenko, për të cilën ai tha se është një shkencëtare dhe ekologe e njohur në shkallë ndërkombëtare. //ii

XS
SM
MD
LG