Lidhje

Qeveri të huaja, donatore për ish-presidentin Klinton


Fondacioni i kryesuar nga ish-presidenti Bill Clinton ka marrë donacione nga një numër qeverish të huaja me të cilat bashkëshortja e tij, Senatorja Hillari Klinton mund të duhet të negociojë kur të marrë postin e Sekretares së Shtetit.

Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka emëruar zonjën Klinton në postin më të lartë diplomatik dhe ka kërkuar listën e donatorëve për organizatën bamirëse të të shoqit për të shmangur konflikte interesi.

Disa nga donatorët më të mëdhenj në këtë listë të publikuar dje janë Australia dhe Arabia Saudite, secila me donacione nga 10-25 milionë dollarë. Norvegjia ka dhuruar deri në 10 milionë dollarë, ndërsa Kuvaiti, Katari, Omani dhe Brunei kanë dhënë deri në 5 milionë dollarë.

Në listën e donatorëve është edhe kompania e sigurisë Blackwater, e cila është akuzuar për vrasjen e pesë civilëve irakianë në Bagdat vjet. Si Sekretare Shteti, zonja Klinton mund të vendosë nëse Departamenti i Shtetit do të rinovojë ose jo kontratën me kompaninë Blackwater. //ad//
XS
SM
MD
LG